E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermela e “Big Brother” ndahet nga i dashuri, e deklaron veten “single”

TIRANE - “Ka njerëz që të shkelin këmbën dhe të thonë më fal; ka njerëz që ikin dhe s’thonë një fjalë”, është një nga deklaratat që Ermela Mezuraj, fituesja e “Big Brother 4”, ka bërë për fansat e saj në facebook, pas ndarjes së përfolur nga i dashuri i saj, Joti.

Pak ditë më parë, ajo ka deklaruar për statusin e saj, duke u shprehur “I’m single lady”, ndërkohë që ka vazhduar me statuse të ndryshme, ku pohon se si ndihet pas ndarjes nga Joti, djali me të cilin ajo bashkëjetonte prej një viti në Tiranë. Dhe në fakt historia e saj me Jotin nuk ishte nga ato historitë e thjeshta, pasi ata u rikthyen bashkë pas tetë vitesh ndarjeje. Pa ngurruar, Ermela e kishte quajtur Jotin “fiksimin e jetës së saj”, me të cilin nuk mundi dot të krijonte një lidhje pas largimit të tij për studime në Itali.

Por pas fitores së saj në “Big Brother” dhe dhënies fund të lidhjes me Ervinin, Ermela e cilësoi vitin 2011 vitin më me fat pasi, përveç parave, ajo rifitoi dashurinë e humbur pas tetë vitesh. Djali nga Lezha, Joti, u rikthye në Shqipëri vitin e kaluar, kur dhe vendosi të bashkëjetojë me Ermelën, ndërsa filloi edhe punë si operator në “Top Channel”. Pas pak muajsh që ata provuan të jetojnë nën një çati, Ermela pranoi të fliste hapur për këtë histori dashurie me Jotin, me të cilin kishin bërë plane për martesë e fëmijë. Por tashmë nuk dihet ç’ka ngjarë, që mes tyre ndodhi ndarja.

Gjithsesi, Ermela nga statuset e saj në facebook duket se shpreh zhgënjim. Ajo madje pohoi se kjo dashuri kishte mbetur e fortë edhe pas tetë viteve, pasi për të dy ishte konsideruar si dashuri e vërtetë. Madje në verë, Ermela dhe Joti gati celebruan lidhjen e tyre me një festë orientale në plazh për 26-vjetorin e saj, duke i mbledhur për herë të parë si çift së bashku. Kjo për faktin se Ermela në fillim u përpoq ta mbante të fshehtë lidhjen dhe vetëm pas më shumë se gjashtë muajsh bashkëjetesë vendosi ta bëjë publike historinë e saj të dashurisë, për të cilën pohoi se ndihej vërtet e lumtur. 

(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›