Kaljari “frenon” Interin, Milito dhe gjyqtari dënojnë zikaltërit
TIRANE-Hidhërim dhe polemika. Ka qenë kjo ndjesia në shtëpinë e Interit, pas ndeshjes së sotme kundër Kaljarit, e përfunduar në barazim 2-2. Një sfidë argëtuese, e mbushur me emocione dhe raste, por e njollosur në minutat shtesë, kur gjyqtari Xhakomeli nuk fishkëllen një penallti të pastër në favor të Interit, për një ndërhyrje të Astorit ndaj Ranokias.
Një gabim i rëndë, që kushtëzoi fatet e ndeshjes edhe pse Kaljari nuk ka vjedhur asgjë me pikën e marrë dje. Por, fundi ka dhuruar një furtunë në fushën e lojës, duke nisur nga trajneri Stramaçoni, që është nxjerrë më pas me karton të kuq për protesta. Interit gjithsesi i duhet të fajësojë mbrojtjen e tij për barazimin, pasi Kaljari ka arritur të shënojë dy herë, duke shfrytëzuar kundërsulmin dhe fjetjen e prapavijës zikaltër. Por, duhet të fajësojë edhe sulmin e sidomos Militon, që duhet të kuptojë se pavarësisht nëse përballë është Juventus apo Kaljari, ndeshjet kanë tre pikë. Argjentinasi humbi një seri rastesh, një prej të cilëve dy metra larg portës së boshatisur, kur rezultati ishte 1-1. E pafalshme për një sulmues të këtij kalibri, të cilit Stramaçoni i ka besuar “frenat” e repartit ofensiv.
Starti
Që do të ishte një ndeshje e hapur, u duk që në fillim, kur sardët i lejuan një rast të pastër Militos. Kaljari kishte shkuar në “San Siro” për të luajtur si i barabartë, duke mos u trembur aspak nga emri i kundërshtarit. Në minutën e 10-të, Interi shënon me Palasion, duke krijuar idenë e një pasditeje të këndshme. Ai merr një pasim me kokë nga Kasano dhe mposht portierin, duke ngritur në këmbë “San Siron”. Interi më pas vuan presionin e miqve dhe mbrojtja nuk duket në nivelet e duhura, duke e detyruar Handanoviç të bëjë tre pritje shpëtimtare, dy herë ndaj Nene e njëherë ndaj Astorit.
Në fundin e pjesës së parë, sardët mbetën me 10 vetë pas një dëmtimi të Pizanos, por ky moment duket e relaksoi Interin dhe Sau arriti të barazonte, pas një diagonaleje të bukur të Kosu. Në pjesën e dytë, Interi e nis i gjithi në sulm. Kasano dhuron një pasim për Nagatomon, që kroson për Militon dhe ky i fundit dhuron një nga ato momente që rëndom quhen “humor futbolli”. Dy metra larg portës së boshatisur dhe i pashqetësuar nga askush, ai e dërgon topin mbi tra. Një gol më i lehtë për t’u shënuar se për t’u gabuar, por që për më tepër, peshon shumë. Në një nga kundërsulmet e vet “vrasës”, Kaljari arrin të gjejë golin e avantazhit. Pinija jep një kros nga e majta që devijohet nga shtylla, ndërsa Sau, i ndodhur aty, shënon. Reagimi zikaltër është i shpejtë, por goli vjen 8 minuta para fundit falë Astorit, që devijon në portën e tij. Në minutën e 91-të, rasti fatal, kur sërish Astori rrëzon Ranokian. Por, për gjyqtarin Xhakomeli nuk është penallti.
(d.b/BalkanWeb)