Bufon e thotë hapur: Nuk jemi në nivelin e Çelsit
TIRANE-Juventusit i duhet të fitojë patjetër në ndeshjen e së martës ndaj Çelsit, në të kundërt do të jetë thuajse e eliminuar nga Champions League.
Një barazim do ta mbante në lojë “Zonjën e Vjetër”, por më pas do të nevojitej një mrekulli në Donjeck ndaj Shaktjorit. Për Xhixhi Bufon, gjërat tashmë janë vështirësuar shumë, pasi Çelsi mbetet një ekip shumë i fortë. “Të thuash se jemi në nivelin e Çelsit, do të ishte mendjemadhësi, - deklaroi portieri i Juves. – Do të përballemi me një skuadër që para katër muajsh fitoi Champions League dhe që ka një forcë e eksperiencë të jashtëzakonshme”, shto ai. Bufon nuk kërkon të iluzionojë tifozët, duke pranuar se ndaj bluve është një sfidë e hekur, megjithë barazimin 2-2 në Londër 2 muaj më parë.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)