E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermelinda Meksi: Prokuroria të hetojë rastin

Reagimi i PS-së

Deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi, ka vizituar mbrëmjen e së martës të shtruarit në spitalin e Fierit. Deputetja Meksi është zhveshur krejtësisht nga ngjyrimet politike. Ajo ka përshëndetur shërbimin mjekësor të Fierit dhe Ballshit për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar. Por përveç kësaj, duke qenë se më parë ajo kishte vizituar të shtruarit në spitalin e Ballshit dhe ka parë nga afër shërbimin e atjeshëm, u ka kërkuar krerëve të spitalit të Fierit që të dërgojnë në drejtim të Ballshit një ekip mjekësh edhe për këto ditë, pasi në këtë spital numri i mjekëve që merren me të prekurit e kësaj epidemie është vetëm dy. Meksi ka kërkuar që prokuroria të nisë hetimet për shkakun e kësaj ngjarjeje, ndërsa ka apeluar autoritetet lokale për të njoftuar popullatën për të mos konsumuar ujin e ujësjellësit.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›