E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Shëndetësisë: Helmimi erdhi nga uji

Hetimi epidemiologjik përjashton dizenterinë, dyshohet për salmonela minore. Nuk dihet ende si u ndot uji

Ngjarja e Ballshit ende nuk po zbardhet nga strukturat shëndetësore. Edhe pse kanë kaluar disa ditë, përsëri hetimi epidemiologjik vazhdon. Ajo që konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë është se infeksioni dhe shqetësimet pastro-intestinale të banorëve erdhën nga uji, ekzaktësisht nga “E. Coliy” dhe një “eneterovitus” i përcaktuar si “noraviruz”.

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata emergjente e ndodhur për shkak të shpërthimit të infeksionit gastrointestinal në qytetin e Ballshit tashmë mund të klasifikohet si e kapërcyer. Ashtu siç ndodh, në situata të ngjashme epidemiologjike shpërthimi epidemik, i kufizuar në qytetin e Ballshit dhe në dy-tre fshatra përreth, pati një ecuri normale dhe kulmi i shpërthimit rezulton të ketë qenë tri ditë më parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Shëndetësore, Pëllumb Pipero, konfirmon se numri i rasteve që kanë kërkuar ndihmë dje është i kufizuar. Nuk bëhet fjalë për raste të reja, por raste të neglizhuara, që nuk janë paraqitur në kohën e duhur në spital.

Edhe pse hetimi epidemiologjik vazhdon situata dëshmon qartë se burim i infeksionit ka qenë uji i pijshëm, i cili në disa pika ka rezultuar me klor mbetës me pak se norma. Gjithashtu, është izoluar “E. Coliy” dhe një “eneterovitus” i përcaktuar si “noraviruz” që jeton në zorrën e trashë të njeriut. Ekipi që heton gjendjen nuk ka identifikuar ende portën hyrëse, apo vendin ku janë kryqëzuar ujërat e zeza me ujin e pijshëm.

“Ujësjellësi është hapur, sasia e klorit është dyfishuar. Nga ekzaminimet e deritanishme përjashtohen infeksionet nga shigeloza, dizenteri salmonelat madhore, (tifos) dhe vazhdon investigimi për salmonela minore ndërkohë që Coly dhe enteroviruzi janë konfirmuar. Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje popullatës të mos ndërhyjë në ujësjellës pa lejen e organeve kompetente.

Banorët duhet të jenë të kujdesshëm me depozitimin e plehrave në vendin e caktuar edhe gjatë orëve të natës.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›