E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tubimet në Tiranë, arrestohen tetë persona

Policia

Tubimet në Tiranë nuk kanë përfunduar pa probleme, pasi deri në orët e vona mësohet se janë arrestuar tetë protestues. Policia nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me këto arrestime, por nga të dhënat konfidenciale mësohet se janë shoqëruar rreth 20 persona. Ndër ta, policia ka arrestuar tetë vetë, ndërkohë që tre të tjerë janë dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë. Në lidhje me këto arrestime, burimet policore shpjeguan se ata janë me banim në Bathore dhe Kamzë dhe shoqërimet janë bërë nga Komisariati nr. 5, pasi ata janë identifikuar nga filmimet që disponon policia. Bëhet fjalë për protestat që kanë ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku ka pasur disa të dëmtuar nga punonjësit e policisë. Sipas të dhënave, të arrestuarit akuzohen për tri vepra penale, duke filluar që nga bllokimi i rrugëve, kundërshtimi i punonjësve të policisë dhe goditja për shkak të detyrës.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›