E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermelinda Meksi në këshillin mbikëqyrës së BSH, djali i Fatmir Xhindit bëhet deputet

Share

Pas një ujdie në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare iu dha mundësia opozitës që të propozojë një kandidaturë të sajën në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo ka të drejtën e një emri nga tre emra që do të dalin nga votat e Kuvendit, ku një është e grupit të PD-së dhe bëhet fjalë për Dhori Kulen, tjetri i LSI-së. Mësohet se PS ka propozuar Ermelinda Meksin për këtë post duke i dhënë mundësinë ekonomistes së PS-së, ish-ministre e Financave dhe e Integrimit që të jetë anëtare e këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Largimi i Meksit nga grupit i deputetëve të PS-së sjell një risi të vërtetë në përbërjen e këtij grupi, pasi i jepet mundësia djalit të Fatmir Xhindit, Anduel Xhindi, të bëhet deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Ndërkohë që i ati u vra në prag të fushatës zgjedhore të vitit 2009, deputet në disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, Andueli duket se do të zërë vendin e tij në Kuvend vetëm dy vjet pas kësaj tragjedie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›