E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermir Nika Programi aplikohet ne ish-Jugosllavi nuk i shkon politikave tona

Reagimi i perfaqesuesit te MTKRS-se

Ermir Nika drejtor i Drejtorise se Librit ne Ministrine e Kultures ishte ne krah te zotit Aurel Plasari per te perfaqesuar MTKRS-ne. Duke qene se zoti Plasari theksoi se presioni vazhdon prej tete vitesh Nika u pyet nese Ministria e Kultures ishte ne dijeni te ketij fakti. Jemi ne dijeni te ketij projekti dhe imponimit per tu bere pjese e tij. E kemi ndjekur nga afer edhe me grupe ekspertesh per tu njohur me mire e per te mos gjykuar on-line. Kemi pare qe eshte nje program i cili aplikohet vetem ne disa vende te ish-Jugosllavise dhe nuk perkonte me politikat synimet dhe aspiratat ku Biblioteka Kombetare dhe politikat e shtetit shqiptar kane aspiruar qe te jene. Jane ato standarde ne te cilat ne sot aderojme per te qene pjese e portaleve boterore dhe europiane. Forma qe ata kane zgjedhur nuk mendojme se eshte e duhura dhe nuk eshte profesionale ajo eshte imponuese. Ne e kemi ndjekur dhe gjykuar dhe ky qendrim qe ne mbajme sot vjen pas nje analize shume te gjate ka thene Nika.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›