Kouchner: Klinton mëshiron frymën e re amerikane
Paris-Ministri i Jashtëm Bernard Kouchner përgëzoi sot sekretaren e re amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, që "mishëron frymën e re amerikane". "Ju përgëzoj përzemërsisht për këtë konfirmim që shënon një etapë të re në karrierën tuaj të shkëlqyer", shkruan Kouchner në një letër dërguar homologut të tij pas konfirmimit në krye të diplomacisë amerikane nga Senati.
"Fryma e re amerikane që ju mishëroni, me presidentin Barak Obama, hap perspektiva të reja për trajtimin e sfidave të mëdha globale: kriza financiare, terrorizmi, përhapja e armëve bërthamore, ndryshimi i klimës, varfëria dhe vendet e pazhvilluara", vazhdon Kouchner.
"Siç e keni deklaruar përpara Senatit të Shteteve të Bashkuara, nuk do të jemi dakord për gjithçka, por, jam i sigurt se, marrëdhënia jonë e besimit do të na bëjë të mundur të trajtojmë me transparencë dhe besim të gjitha sfidat që paraqiten përpara vendeve tona", shton shefi i diplomacisë franceze.