Ero, zyrtarisht kryeministër i Francës

Zhan Mark Ero është bërë sot zyrtarisht kryeministri i Francës, pas një takimi të shkurtër me ish-kreun e qeverisë, Fransua Fijon.
Për emërimin e tij, presidenti Fransua Hollande ka qenë në shënjestër të kritikave, pasi Ero është dënuar me 15 vjet burg më parë.
Ero, ish-profesor i gjuhës gjermane, shef i Grupit Parlamentar të Socialistëve në Parlament dhe kryetar i Nantes, është dënuar në vitin 1997 për shkak të favorizimit të kontratave në qeverinë lokale.
Sipas opozitës, Hollande ka premtuar se nuk do të bashkëpunojë me asnjë person që ka të kaluar kriminale.
Hollande është zyrtarizuar në postin e presidentit të Francës të martën. Në zgjedhjet e 6 majit, ai ka mundur ish-presidentin Nikollas Sarkozi.