E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i Obamës, rënie gjatë muajit prill

43.6 milionë dollarë është shuma e mbledhur gjatë muajit prill për fushatën zgjedhore nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama.

Shuma është më e vogël se ajo e muajit mars, që kapte vlerën e 53 milionë dollarëve.

Mbi 400.000 njerëz kanë kontribuar në fushatën e muajit të kaluar, përfshirë 169.000 donatorë të rinj.

Fushata e Obamës dhe Partia Demokratike kanë pasur rreth 124 milionë dollarë në dispozicion në fund të marsit, përderisa rivali republikan i Obamës, Mit Romni, dhe Partia Republikane kanë raportuar 43 milionë dollarë në bankë, në fund të muajit mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›