Popovski:Konflikti etnik në Maqedoni rrezikon Ballkanin

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski ka theksuar se një konflikt etnik në Maqedoni do të kishte ndikim në tërë Ballkanin.
Popovski këtë e ka theksuar në një intervistë për gazetën turke “Hyrriet”, ku ka folur mbi zhvillimet e fundit në vend.
“Vrasja e pesëfishtë ka nxitur tensione etnike, dhe çfarëdo konflikti etnik në vend do të kishte ndikim në tërë Ballkanin”, ka theksuar ministri Popovski.
Sipas tij, nëse do të arrihej qëllimi i Maqedonisë për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE, atëherë çfarëdo qoftë nisme për struktura radikale do të zvogëlohej dhe do të zhdukej. “Nëse vazhdojmë të mbajnë pasigurinë, atëherë gjithsesi se dikush që dëshiron të zhvillojë axhenda radikale, do të kishte më shumë hapësirë dhe më shumë mundësi”, ka theksuar Popovski për gazetën turke.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë dje është takuar me homologun e tij turk Ahmet Davutoglu, ku kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Maqedoni, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset euroatlantike, me theks të veçant integrimin në NATO, para Samitit të Çikagos.