Konventa e LGI, Meta: Angazhim të grave në të gjitha strukturat

Gratë duhet të angazhohen dhe të jetë aktive në cështjet më madhore të vendit. Kështu u është drejtuar grave, kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë punimeve të konventës së LGI-së për zgjedhjen e kryetares për Tiranën. Gjatë fjalës së tij Meta ripërsëriti nevojën për përshpejtim të reformave në marrjen e statusit, objektiv ky që sipas Metës një rol të madh kanë dhe gratë me përgjegjshmërinë e tyre.
“Gratë kryefamiljare janë më eficente sesa burrat kryefamiljare. Aftësitë e tyre lidhen me përgjegjshmërinë e tyre si nëna, përderisa janë kryefamiljare më të mira mund të jenë dhe politikane më të mira. Të gjithë ata që merren me politikë duhet të rrezatojnë përgjegjshmëri për t`iu përgjigjur sfidave, në një botë që ndryshon dhe në një Shqipëri që sbën përjashtim nga të tjerët. Vlerësoj inisiativën për rifreskim, ristrukturim për të nxjerrë në pah aftësitë e nënave, grave dhe fëmijëve. Është një moment që kërkon fuqizimin e gruas. Sfidat kanë vecantitë e tyre, nevojitet angazhim në cështjet më madhore që ka vendi. Duhet të ecim më shpejt për marrjen e statusit, është një mesazh që në gojën tuaj është edhe më domethënës dhe inkurajues, kur jemi dhe në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë.Angazhimi në politikë si dhe në jetën sociale dhe ekonomike do të cojë Shqipërinë në progres dhe arritje më të mëdha” tha Meta.
Në këtë takim janë prezantuar dy kandidatet për kryetaren e re të LGI-së për Tiranën, Luzhiana Abazi dhe Klajda Gjosha, të cilat kanë shpalosur programin e tyre para të gjithë mbështetësve të kësaj lëvizje.