Tejllor akuzon prokurorët se po blejnë dëshmitarët

Ish-presidenti i Liberisë, Çarlls Tejllor, ka akuzuar prokurorët se kanë paguar dhe kërcënuar dëshmitarët, me qëllim dënimin e tij për krime lufte.
Këto komente Tejllor i bëri gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Speciale për Krime në Siera Leone.
Muajin e kaluar, gjykata me seli në Hagë ka akuzuar Tejllor për 11 akuza për krime lufte, përfshirë vrasje, përdhunime dhe rekrutime të ushtarëve fëmijë gjatë luftës civile në Siera Leone, e cila ka përfunduar në vitin 2002.
Kryeprokurori i gjykatës ka kërkuar që Tejllor të dënohet me 80 vjet burg, kur të merret vendimi më 30 maj.