Erotikë dhe mollë e ndaluar...
"Murgeshat" në Kapri. Një moment i pazakontë, fotografi e jashtëzakonshme. Gjashtë murgesha veshur me të bardha, kapur dorë për dorë, fusin këmbët në ujtin e detit, mbahen tek njëra-tjetra, të ndaluara të futen në ujë gëzohen që lagen pak, dhe qeshin. Erotika është aty, molla e ndaluar, qeshje dhe diçka djallëzore, demonesh, të gjashta sikur po kërcejnë "vallen e vdekjes", para se të vdesin edhe pak nga jeta. "Murgeshat" duket si vepër e një mjeshtri të madh, por jo, ajo është e Linda Vukajt, e cila hap ekspozitën e saj të parë në Berlin
Erotikë dhe mollë e ndaluar...
Ajo ka bërë rrugë të gjatë. Linda Vukaj ka ardhur nga Parma në Berlin, me makinë. Në bagazh ka ngarkuar fotografitë, rreth 30, të kornizuar me ngjyrë të zezë.
Fortografitë i ka varur në muret e Qendrës për Evropën Juglindore, në Grossberenstrase. Fotografitë janë "momentum". Kështu quhet edhe ekspozita e saj. Fotografi momentesh jete burrash që marrin pjesë në maratonën e Berlinit, fytyrash në përpjekje për të fituar me vrap. Momente fëmijësh që shohin art, ose grupe vizitorësh që pushojnë në një bankë pasi kanë konsumuar art. Por edhe valle, flamuj, teka moti në natyrë, skena të jashtëzakonshme të erës, qiellit, të borës. Fotografitë të gjitha klasike, bardhë e zi, që duken si momente të shkëputura nga skena të mëdha teatrale.
"Murgeshat" në Kapri, njëra nga ato. Një moment i pazakontë, fotografi e jashtëzakonshme. Ndoshta kjo do të mbahet mend gjatë nga vizitorët e kësaj ekspozite, pa menduar se pas asaj kornize gjithë ironi e plot hijeshi femërore fshihet emri i një artisteje shqiptare, që ekspozon për herë të parë për një mjedis të ftohtë.
Gjashtë murgesha veshur me të bardha, kapur dorë për dorë, fusin këmbët në ujin e detit, mbahen tek njëra-tjetra, të ndaluara të futen në ujë gëzohen që lagen pak, dhe qeshin. Erotika është aty, molla e ndaluar, qeshje dhe diçka djallëzore, demonesh, të gjashta sikur po kërcejnë "vallen e vdekjes", para se të vdesin edhe pak nga jeta. "Murgeshat" duket si vepër e një mjeshtri të madh, por jo, ajo është e Linda Vukajt, e cila hap ekspozitën e saj të parë.
Mimoza Veliu, fotografe në Berlin thotë se "fotografitë e Lindës kanë qenë një befasi e suksesshme. I kam parë atë më parë në internet, por është ndryshe t' i shohësh këtu. Kur i sheh ato, e kupton se nuk kemi të bëjmë me shkrepje të aparatit fotografik, por kemi të bëjmë me art. Besoj se ajo do të arrijë të korrë suksese në këtë lëm."
Henri Cartier-Bresson është idhulli i Linda Vukajt. Dhe fotografitë ajo duket se i bën në gjurmët e mjeshtrit të madh.
Frank Henzel, fotograf që punon po ashtu me bardhë e zi, komenton ekspozitën e shqiptares në këtë mënyrë: "Mua më pëlqyen më shumë fotografitë e njerëzve, fotografitë me natyrë, nuk do i fusja brenda "momentum". Ajo i vendos njerëzit në situatën në të cilën ata ndodhen, pret momentin kulminant, që të ndodhë diçka dhe kur ky vjen, ajo shkrep fotografinë. Një pjesë e fotografive janë shumë të arritura". Është ky fillimi, por për fotografinë dhe Linda Vukajn do të dëgjojmë sërish. Kjo rrjedh jo vetëm nga serioziteti se si punët e artistes shqiptare u pritën, por duke u vlerësuar njëkohësisht talenti i saj i veçantë në synimin për të bërë art me fotografinë bardhë e zi, modelin e së cilës e kërkon në gjurmët e një prej emrave më të mëdhenj evropianë, siç është Henri Cartier-Bresson.