Zamira Kita: Si vlerësohen artistët e Korçës
Personalitetet më të spikatura të artit dhe të kulturës korçare do të vlerësohen gjatë spektaklit "Protagonist 2008" që do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në teatrin "Andon Zako Çajupi" të qytetit të Korçës. Drejtoresha e teatrit të këtij qyteti, njëkohësisht edhe organizatorja e këtij spektakli, Zamira Kita, tha sot gjatë një konference shtypi se "kjo veprimtari organizohet nisur nga prurjet e madhe në sferën e artit dhe kulturës në këtë qytet". "Vitin e kaluar janë shfaqur mjaft spektakle, pjesë teatrore, variete, por janë hapur edhe ekspozita të shumta, ku artistët figurativë kanë prezantuar krijimet e tyre më të mira", - theksoi Kita.
Sipas saj, gjatë këtij spektakli juria e përbërë nga njerëz të njohur të artit dhe kulturës do të nderojë me çmime 11 artistët më të spikatur të këtij qyteti.
Çmimet që do të ndahen gjatë këtij spektakli do të jenë për aktorin më të mirë, skulptorin dhe piktorin më të mirë, regjisori më i mirë, prezantimi më dinjitoz, këngëtari më i mirë, personaliteti më i spikatur, çmimi i karrierës, instrumentisti më i mirë, instrumentisti më i mirë popullor dhe artisti më i spikatur në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare".