E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baticat e ujerave te zeza pushtojne Velipojen

Dora e njeriut, ne vend qe te ndreq, duket se do te prishe ate qe natyra ka rezervuar per Velipojen. Pastertise se reres dhe plazhit te pikes me veriore te Adriatikut ne Shqiperi, duket se do t'i pergjigjet papastertia dhe era e keqe. Plazhit i mungojne kanalizimet e ujerave te zeza. Ne intervale kohe te ndryshme, ne kohe baticash dhe zbaticash, nga kanalet e brendshme te dikurshme te ujerave te zeza, kundermon nje ere aspak per t'u pasur zili. Mijera pushuesve qe shtrihen ne rere per rreze dielli ne keto dite korriku, ose te pakten pine ndonje kafe a shetisin neteve te fresketa, u duhet te mbajne hundet me dore. Ndersa plazhi te ofron te njejten pamje as me shume e as me pak, mbeturina, erera te keqija, banesa te kthyera ne germadha, te cilat jo vetem qe i heqin bukurine kesaj perle te natyres, por e rendisin plazhin e Velipojes si nje nga plazhet me te ndotur per momentin. Ndersa ne komunen e Velipojes per kete fakt te japin nje sere arsyesh, mes te cilave mungesa e nje studimi dhe investimi per kanalizimet e ujerave te zeza dhe se ndertimet e shumta qe shtohen rishtazi nga dita ne dite, e rendojne edhe me shume situaten. Shembja e disa ndertimeve dhe germadhat e kane renduar edhe me shume situaten. Pikerisht aty ku kundermimi eshte me i madh, grumbulli i gureve dhe germadha eshte ne piken me te larte, gje qe veshtireson edhe ndonje arnim te mundshem. E ndersa grumbujt e betonit tashme te shoqerojne kudo kur ecen ne plazhin e Velipojes, era e kanaleve te ujerave te zeza te kujton se plazhi mund te te sjelle edhe ndonje epidemi apo semundje, nga te cilat mund te kesh pasoja. Por kete here eshte shteti qe nuk vepron, duke lene mbeturinat ne te njejtin vend. Megjithese u perpoqem disa here, askund nuk mundem te gjenim nje harte te kanalizimeve te ujerave te zeza ne te gjithe plazhin e Velipojes. Nen ze, zyrtaret e komunes pohuan se "nuk ka nje rrjet te tille, por eshte ne planet e institucionit plani per ujera te bardha e te zeza". Secila prej ndertesave ka nje rrjet te improvizuar primitive, qe shkarkon ujerat e zeza direkt e ne det. Numerohen rreth 1200 ndertime ne plazhin e Velipojes, ndersa investimi i kerkuar eshte i madh. Po te levizesh ne kete zone, do te dallosh gropa te medha, ku mblidhen keto mbetje, nga ku del edhe nje ere e keqe, qe rrezikon banoret deri ne epidemi. Pika me e dukshme eshte ajo prane kompleksit te "Fishtes". Jane gjashte pallate 6-kateshe, qe kane nje grope dhe nje tub te madh, qe ne perspektiven e larget do te bashkohen me rrjetin e pergjithshem.

Rudina Llazari

"Presim me shume turiste, po investohet"

Paksa euforik ne kete sezon, kryekomunari i Velipojes, Nikolle Marku, i anashkalon problemet qe ka ky plazh, si ujerat e zeza apo rojet bregdetare qe mungojne kete vit dhe pse me pare kane qene. Ai perqendrohet ne planet afatgjata te komunes qe drejton gjate ketyre viteve. "Pushues vendas apo turiste, qe do te ndalin hapin ne Velipoje, qofte edhe per pak kohe, do te befasohen me pamjen e saj te re. Rreth 120 mije turiste e pushues mendohet se do te prekin kete vere reren e plazhit shqiptar te fundit ne Adriatik. Prej disa muajsh, kjo komune, mjaft e preferuar per resurset e saj natyrore, eshte kthyer ne nje kantier te vertete ndertimi. Kioskat dhe ndertesat njekateshe te ngritura jashte cdo parametri, apo ne kundershtim me master-planin e ketij plazhi, jane shembur prej kohesh dhe ne vend te tyre jane duke u ndertuar komplekse pallatesh", thote Marku, gjate prononcimit per gazeten.

"Jam zhgenjyer, ujera te zeza gjithandej"

Alketa Mollasi ka udhetuar nga Shkodra per te kaluar disa dite pushimesh ne Velipoje. "Jam nga Shkodra dhe, natyrisht, si per te gjithe, dashuria e veres mban emrin Velipioje. Por, te them te drejten jo rralle pendohem qe kam ardhur, pavaresisht se e kalojme mire. Kam gjashte dite ketu dhe ujerat e zeza dhe kundermimi qe vjen prej tyre me ben te ndihem keq. Kam marre nje hyrje mjaft te kushtueshme dhe paguaj 70 mije leke te reja per pesembedhjete dite dhe sapo dal prej saj per ne plazh, me duhet te kapercej pellgje ujerash te zeza dhe me pas te kaloj thuajse permes nje grumbulli germadhash. Per te mos thene me pas se kam siklet te lahem ne det", thote Alketa.

"Kemi harruar ujin e pijshem, ka papasterti"

Edlira Rrokaj ka udhetuar nga qyteti verior per ne Velipoje, por duket se ka zgjedhur muajin e papershtatshem. "Ky eshte pesembedhjetediteshi im i preferuar, por mbase duhet te vij me vone. Ndoshta dikush do te nderhyje te rregulloje disi situaten ketu. Une qendroj ne hotel dhe ka kushte shume te mira. Uje per t'u lare ka, pasi pronaret e lokaleve kane bere dhe pishina. Ndersa per uje te pijshem, harroje. Pastertia ne plazh mungon, por mendoj qe edhe ne jemi pergjegjes per kete. Megjithate, komuna mund te vinte te pakten koshat e mbeturinave anash reres, qe ne te kemi ku te hedhim plehrat. Plazhi le per te deshiruar dhe shpresoj qe vendoret te bejne me shume", kritikon Edlira.

"Ofrojme kushte te mira, problem ujerat e zeza"

Mark Prela eshte nje nga banoret e Velipojes, pronar i nje ndertese trekateshe ne afersi te Vilunit. "Kete vit kushtet jane me te mira se asnje vit tjeter ne plazhin e Velipojes. Natyrisht, ka probleme me keto germadhat dhe me ujerat e zeza, por ka drita gjate 24 oreve, ndersa numri i pushuesve, krahasuar me nje vit me pare, eshte me i paket. Cmimet mendoj se jane me se normale, per ato familje qe kane te punesuar dhe nje buxhet mujor. Vendosja e shezlongeve ne te gjithe hapesiren e plazhit mendoj se tregon mireqenie, pasi ata qe kane leke mundet te bejne plazh te rehatshem dhe pa probleme. Per te qendruar ne shezlonge duhet te paguash 400 leke qe te pushosh rehat", thote Marku.

"Ketu problemet nuk kane te sosur"

Kolec Mirakaj eshte nje tjeter pushues i Velipojes, qe vjen nga Shkodra. "Ne paguajme per gjithcka, megjithese nuk kemi shume leke. Deti eshte i paster, por rera eshte e ndotur. Ndersa njera prej rrugeve eshte e shkaterruar dhe me gropa, pluhuri te shoqeron vazhdimisht. Cmimet e ushqimeve kane nje rritje shume te madhe dhe te paperballueshme nga ne. Ndersa cmimet e qirave kane pesuar ndryshime me vitin e kaluar, nje dhome nga 25000-30000 leke, ndersa nje hyrje nga 60 mije deri ne 80 mije leke te reja. Ne shtepi mungon uji i pijshem. Zgjohem rreth ores 08:00 te mengjesit dhe deri ne 11:00 merrem me mbushjen e ujit", tregon Koleci.

"Plazhin e pastrojme vete me qese ne dore"

Altina Danushi ndihet mire ne ujin e detit dhe reren e plazhit te Velipojes. "Ne te rinjte nuk kemi shume kerkesa per gjera te ndryshme. Megjithate eshte e pafalshme nje plazh i tille. Kam gjashte dite ketu dhe jemi nje grup shoqesh qe kemi ardhur secila me familjet e veta. Dy here deri tani kemi dale gjate dites dhe kemi pastruar vete me qese plastike plazhin. Sikur te rregullohej me nje gje te tille edhe kjo puna e eres se keqe. Eshte shume e padurueshme. Na shqeteson me teper mbremjeve, kur banoret kane orarin e ngrenies se darkes. Me vertet shume shqetesuese dhe duhet te merren urgjent masa nga vendoret per te rregulluar dicka, pasi ndryshe eshte veshtire te kalohet", perfundon Altina.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›