Arben Grori i semure nga plakja, 12 mije euro kura
PEQIN - I denuari per vrasje, Arben Grori, vuan nga semundja e plakjes se parakohshme. Fakti behet i ditur nga Drejtoria e Burgut te Sigurise se Larte ne Peqin. Nga analizat e kryera, eshte vertetuar se Arben Grori vuan nga nje semundje, e cila shkaterron dalengadale sistemin e tij kockor. Patologjine e tij e kane percaktuar mjeket specialiste, nepermjet analizave te kryera te denuarit Grori. Pas ketij kontrolli mjekesor, Drejtoria e Burgut tashme zoteron kartelen mjekesore me diagnozen perkatese, per personin ne fjale. Nderkohe, nga burimet zyrtare ne polici behet e ditur se Grori ne lidhje me ceshtjen e semundjes se tij, ka fituar procesin gjyqesor ne Strasburg dhe Gjykata Nderkombetare, ku eshte vendosur qe ai te qendroje ne kushte spitalore. Por Arben Grori ka preferuar te qendroje dhe te mjekohet ne burgun e Peqinit, ku ai vuan denimin. Nga te njejtat burime mesojme se kura e ilaceve te te semurit do te perballohet nga shteti shqiptar, gje qe nje vit me pare nuk u be e mundur, si pasoje e mungeses se ilaceve. Sipas te dhenave te Drejtorise, kura vjetore e mjekimit te Arben Grorit kushton 12 mije euro dhe mjekimi i tij do te kryhet sistematikisht nga dy mjeke specialiste nga Tirana, qe do t'i sherbejne te denuarit Arben Grori ne burgun e Peqinit.
Burimet bejne te ditur, per gazeten "KJ", se disa kohe me pare Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut i kerkoi qeverise transferim urgjent per Arben Grorin ne nje spital civil per t'u kuruar. 37-vjecari Arben Grori, qe ndodhet duke vuajtur denimin ne burgun e Peqinit, e ka derguar ne Gjykaten e Strasburgut ceshtjen, pasi ka marre denim nga te gjitha shkallet e gjyqesorit shqiptar. Gjate qendrimit ne qeli ai ka marre semundjen "Sclerosis Multiple", nje lloj kanceri, e cila vec tjerash i rrezikon jeten.
Aktualisht Arben Grori, ndodhet ne burgun e Peqinit, ku po vuan nje denim me 15 vjet burg per "trafik nderkombetar te narkotikeve", ndersa i eshte njohur nga gjykatat shqiptare nje denim i perjetshem qe ka dhene per te Gjykata e Peste Penale ne Milano te Italise, pasi e ka gjetur fajtor per vrasjen e Naim Zyberit, ish-te fortit te Tiranes para vitit 1997. Gjate proceseve gjyqesore, 37-vjecari kryeqytetas, Arben Grori, ka mbajtur qendrim mohues ndaj akuzave, por me provat e veta dhe deklarimet nuk arriti te bindte gjykaten per pafajesine.
Fatos Salliu