Ersekë: Vetëvaret 27-vjeçari, shkak shëndeti mendor

Një 27-vjeçar ka humbur jetën sot ndërsa është gjendur i vetëvarur. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ersekë, ndërsa dyshohet se i riu kishte probleme me shëndetin mendor.
Paraprakisht policia dyshon se bëhet fjalë për një vetëvarje në kushtet e rënda të një depresioni, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të vërtetojë dyshimet e policisë.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.