E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vdes një person e përplas makina

SARANDË- Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot pasdite në fshatin Metoqi të Sarandës. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka humbur jetën shtetasi Erjon Braho 24-vjeç.

Policia bën me dije se Braho po udhëtonte me motocikletën në këtë aks rrugor, teksa është goditur nga një automjet me targa SR 4216 B.

Uniformat blu njoftojnë se shkak i aksidentit është manovrimi i gabuar i automjetit, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Kroi.

Nga verifikimet në vengjarje policia bën me dije se automjeti po bënte manovra për tu kthyer në rrugë, ndërkohë që ka ndaluar drejtuesin e mjetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›