E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhixho: Do jem avokatja e komunitetit rom

TIRANË- Kandidati i koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, së bashku me kandidaten për kryetare e njësisë bashkiake nr.5, Erisa Xhixho, zhvilluan sot një bashkëbisedim me komunitetin rom në këtë njësi.

Gjatë fjalës së saj kandidatja e koalicionit "Aleanca për Qytetarin", Erisa Xhixho, u shpreh se komuniteti rom do të jetë në vëmendjen e programit të saj, duke theksuar se "do të jem gjithmonë avokatja juaj për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që keni".

"Ashtu sikurse në programin tim parashikoj t’i jap zgjidhje shumë problemeve që ka kjo njësi bashkiake, siç janë problemet e infrastrukturës, kanalizimeve të ujërave të zeza, furnizimit me ujë të pijshëm, mungesës së hapësirave të blerta, etj, unë kam parashikuar t'i jap zgjidhje dhe problemeve me të cilat ju ndesheni çdo ditë", nënvizoi Xhixho.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›