E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Luli i Saliut po mashtron qytetarët për tramvajin

TIRANË- Deputeti i PS Eduard Shalsi akuzoi sot kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha se po mashtron qytetarët me premtimet e tij. Sipas Shasit Luli i Saliut ka premtuar se do ndërtojë tramvaj në kryeqytet, por ky projekt, sic tha Shalsi është gënjeshtra e radhës, pasi zbuloi se qeveria Berisha nuk e ka miratuar një projekt të tillë 5 vjet më parë.

“Luli i Saliut tashmë jo vetëm që po del si njeriu që se ka idenë e Tiranës dhe të problemeve të Tiranës, por tashmë po përpiqet të mashtrojë qytetarët e Tiranës duke u ofruar projekte që ai dhe qeveria e tij i kanë hedhur poshtë, si është rasti i tramvajit që do të kalonte nga treni tek Universiteti i Tiranës”,- tha Shalsi.

Deputeti i PS i referohet një vendimi të qeverisë së Berishës në vitin 2006, në të cilin shkruhet se “Profili i Bulevardit Dëshmorët e Kombit t’i përmbahet profilit origjinal, pasi ky këshill nuk e miratoi ndërtimin e trasesë së tramvajti”.

Shalsi deklaroi se qytetarët do dinë ta ndëshkojnë me votë edhe Lulin e Saliut. “Imagjinoni ku arrin paturpësia e Saliut. Në 8 Maj qytetarët e Tiranës do ndëshkojnë me votë Saliun dhe Lulin e tij të radhës”,- përfundoi Shalsi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›