E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, gjendet i vdekur në malin e Gramozit 75-vjecari i humbur

ERSEKË- Një 75-vjecar në Ersekë është gjetur i pajetë në malin e Gramozit. Viktima Safet Lumani, i cili kishte humbur kontaktet me familjen dy ditë më parë, është gjetur nga forcat e rendit pasditen e sotme.

Sipas policisë vdekja e 75-vjecarit ka qënë aksidentale. Mësohet se ai kishte shkuar në malin e Gramozit për mbledhjen e bimëve medicinale, ndërsa ka shkarë duke u goditur edhe nga pjesë shkëmbijsh, cka ka sjellë vdekjen e tij. Lumani u gjet nga forcat e rendit gjatë operacionit të kërkimit.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›