Grabitja e kazinosë në Lezhë, policia arreston autorin

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të grabitjes së kazinosë dy ditë më parë në qendër të qytetit.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 25-vjeçari Jak Ndoi i cili dyshohet se ka grabitur në kazino shumën prej 1.5 mln lekë të vjetra.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së të premtes në lagjen “Besëlidhja ku 25-vjeçari Ndoi ka hyrë në kazino dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur paratë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë 25-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes ndërsa në vendngjarje policia ka gjetur edhe një gëzhojë pistolete.