E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ersekë, shembet depoja, 2 të vdekur,3 të plagosur

Dy të rinj kanë gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e shembjes së çatisë së një ndërtese të braktisur, në periferi të qytetit juglindor të Erkesës, në qarkun e Korçës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, ndërsa mësohet se tre të rinjtë e lënduar ndodhen jashtë rrezikun për jetën në spitalin e Korçës. Kwshtu sipas burimeve të policisë janë gjetur të vdekur nën gërmadha të rinjtë Fatjon Shkoza 22 vjeç dhe Sh.Shkoza 12 vjeç. Mësohet se të rinjtë të afërm me njëri tjetrin kanë qënë duke mbledhur skrap në një ish depo të braktisur të drithit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›