Tiranë/Zjarr në një lokal, digjet rëndë punonjësi
Një zjarr në një local në Mullet të Tiranës ka shkaktuar djegien e një personi. Safet Qarku, menaxher në lokalin "Muza Park" ka pësuar djegie të rënda në trup në momentin kur gjatë furnizimit me naftë të gjeneratorit të lokalit ai është përfshirë nga flakët. Drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës, Haki Hoxha, ka thënë për "Ora News" se flakët kanë përfshirë trupin e menaxherit. Zjarrfikësat kanë mbërritur në vendngjarje duke shuar zjarrin, porse mësohet se menaxheri është në spital në gjendje kritike për jetën.