Prishtina mposht gjermanët e Kickers Offenbach

Prishtina ka mposhtur skuadrën gjermane të Bundesliga 2, Kickers Offenbach. Skuadra kryesuese e kampionatit të Kosovës që po qëndron në Gjermani qe disa ditë për fazën përgatitore ka fituar me rezultatin 2-1 përballë vendasve në një ndeshje miqësore të zhvilluar të martën me fillim prej orës 20:00. Bardhyl Kaciu ka shënuar golin e avantazhit për Prishtinën në minutën e 18-të të ndeshjes, pasi më parë ishte shkaktuar një ndërhyrje e palejueshme brenda zonës. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur 1-0 për Prishtinën, ndërsa vendasit kanë arritur të barazojnë, por veëm për pak kohë pasi pristinasit kanë kaluar përsëri në avantazh me anë të një gjuajtje të lirë.