Rrustemi nënshkruan me Erfurt

Blerim Rrustemi bëhet me skuadër. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Erfurt që do ë jetë e vlefshme deri në vitin 2009. Pas një periudhe negative në kampionatin danez me Horsens, 24-vjecari ditë më parë ishte afruar tek Erfurt për një periudhë prove të cilën e ka kaluar me sukses, duke bindur drejtuesit e skuadrës së kategorisë së tretë gjermane për t'i ofruar një kontratë. "Jam i kënaqur me kontratën që kam nënshkruar me Erfurtin. Besoj se mund të ndihmoj skuadrën për ta mbyllur me sukses pjesën e dytë të sezonit. Unë do të hap maksimumin", ka thënë pas nënshkrimit të kontratës Rrustemi për të cilin kategorina e tretë gjermane është një ambient i njohur pasi më parë ka luajtur për disa sezone, duke qenë edhe kapiten i skuadrës së dytë të Borussia Moenchengladbach. Skuadra e re e Rrustemit renditet në një pozitë të mirë në renditje, pasi është e dyta dhe konsiderohet si një nga kandidatët më serioz për tu ngjitur në Bundesliga 2.