FIFA-UEFA, ultimatum Shqipërisë

21 shkurt 2008. Ky është afati i fundit për Shqipërinë nga organizmat më të larta të futbollit botëror. Një letër e UEFA-s dhe FIFA-s duket se ka vënë me shpatulla pas murit drejtuesit e MTKRS-së. Sipas kësaj shteti dhe ministria duhet të zgjedhë deri më datë 21 shkurt të gjitha enigmat që qëndrojnë mes MTKRS dhe FSHF. Kështu ministria duhet të provojë se ndeshjet e kombëtares ishin të shitura sikundër pretendon dhe të justifikojë auditimin e FSHF-së.