E Diel, 1 Nëntor 2026

Intervista/ Muriqi: “Këtë vit bëhem kampion bote

Elvir, keni një duel në fund të këtij muaji, si po shkojnë përgatitjet?
Elvir Muriqi: Po shkojnë mirë. Po stërvitem shumë në mënyrë që të bëj një paraqitje të mirë. E di që shumë njerëz tani i kanë sytë tek unë pas përballjes time me Tarverin. Tani kur kanë kaluar disa muaj nga përballja juaj me Tarverin, cfarë mendon për atë duel?
Elvir Muriqi: E kam shikuar xhirimin më shumë se 100 herë. Kam vërejtur se nëse e shikon duelin me zë ë duket si një duel i barabartë, por nëse e shikon pa zërin e komentatorëve e sheh se unë kam goditur më shumë dhe se shpërthimet e tij nuk janë të mjaftueshme për të fituar rundat. Unë isha ai që punoja gjatë gjithë kohës. Nëse një gjyqtar e jep ndeshjen barazim, ndërsa i dyti 115-113, atëherë e di se e kam fituar atë duel. Dhe thuhej se do të luftoja me një "superstar". A do të veprosh ndryshe nëse përballesh prapë me Tarverin?
Elvir Muriqi: Vjen një kohë kur dicka ndodh në jetën e një njeriu që e bën atë që të rritet. Unë jam rritur nga ndeshja me Tarverin. Vetëbesimi im është shtuar bashkë me gjithcka tjetër. Dora ime e djahtë do të ishte më e shpejtë dhe do të mundohesha më shumë që ta rrëzoj seqë kam bërë herën e parë. Nuk do t'ia bëja të lehtë që të godasë. Do punoja më shumë më "gjeb" dhe mendoj se në duelin tjetër do ta rrëzoj. A ka pasur bisedime për një duel tjetër me Tarverin?
Elvir Muriqi: Në duelin e tij të fundit ndaj Danny Santiago unë ia kërkova këtë në konferencën për shtyp. Ai filloi të qesh duke thënë që unë e kisha radhën. Ai më falënderoi në konferencën për shtyp pas duelit të tij të fundit pasi e kupton se publiku do të dëshironte do të dëshironte një duel mes nesh. Dueli do të jetë më interesant pasi tani njerëzit e dinë që unë e kam vendin për të qenë në ring bashkë me të. Unë jam njeriu perfekt për tu përballur me të. Fitorja e tij ndaj meje ishte më e ngushtë sesa që Tarver kishe fituar në duelin e parë me Roy Jones. Nëse edhe gjyqtari i tretë do të ma jepte rundin e fundit sic bënë dy gjyqtarët e tjerë, atëherë dueli ynë do të mbyllej me barazim. A jeni i gatshëm për përballjen me Willis Locket në fund të muajit. Cfarë di për të?
Elvir Muriqi: E di se më parë ka boksuar në kategorinë e rëndë, ndërsa tani bokson në kategorinë gjysmë të rëndë. Është një boksier rezistent që do të vijë për të luftuar. E di që ka barazuar përballë Darnell Wilson dhe Rayco Saunders. Nuk është boksieri më i mirë në botë, por është rezistent. Cfarë po bëni në palestër për të siguruar fitoren më 31 janar?
Elvir Muriqi: Më duhet vetëm që të mbaj formën. Po punoj në godithet dyshe dhe po bëhem më i shpejtë. Po punoj në kombinime dhe po i bëj më shpejt ato. Cfarë mendon se do të thotë kjo fitore për karrierën tënde?
Elvir Muriqi: Dua që të lë përshtypje të mirë në mënyrë që të ngjitem në renditje. Këto duele më ndihmojnë që të ngritem dhe këtë vit do t'u lë përshtypje të gjithëve. Këtë vit do të bëhem kampion botë. Jam gati për secilin boksier të kategorisë gjysmë të rëndë në botë i cili është i gatshëm për të më dhënë një shans. Njerëzit më duan, televizionet më duan dhe unë do të bëja një luftë të mirë kundër kujtdo. (Marrë nga Boxingtalk.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›