Ervin Skela: Kuzhe, “truri” i skuadrësKapiteni i Kombëtares: Trajneri në dhomat e zhveshjes këmbënguli për të bërë përpara.

Publikoje ne:
Ervin Skela, kapiteni e “truri” i Kombëtares sonë, vlerësoi barazimin dhe këtë meritë e ndau me trajnerin Kuzhe, për ndërhyrjet që ai bëri në skuadër: “Në pjesën e parë nuk treguam shumë, por në të dytën rritëm ritmin. Trajneri në dhomat e zhveshjes këmbënguli për të bërë përpara. Skuadra ka të ardhme. Goli i Bogdanit? E përshendes dhe uroj që të shënojë edhe herë të tjera”. Ervin Skela (ende pa ekip) dhe Erjon Bogdani (Chievo Verona në Itali) janë të dy së bashku në kuotën e 12 golave me përfaqësuesen, dy më pak se rekordmeni absolut, Alban Bushi, 14.
E Enjte, 10 Shtator 2009