Morten Olsen: Jam i zhgënjyerDanirmaka është në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Suedia me 15, Portugalia e Hungaria kanë nga 13 pikë, Shqipëria 7 dhe Malta e fundit me 1 pikë.

Publikoje ne:
Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, pranoi se barazimi 1-1 me Shqipërinë ishte një rezultat zhgënjyes, teksa danezët tani rrezikojnë seriozisht vendin e parë.
“Duke mbyllur në avantazh pjesën e parë 1-0, kujtuam se fituam. Shqipëria ndryshoi shumë n në pjesën e dytë dhe na vendosi në vështirësi. Është një ekip i fortë. Jam tërësisht i pakënaqur nga loja, duhet të kishim bërë më shumë. E kishim parashikuar se në Shqipëri do të ishte vështirë. Tani na duhet patjetër fitorja, më 10 tetor me Suedinë, për të mbyllur llogaritë e kualifikimit”.
Danirmaka është në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Suedia me 15, Portugalia e Hungaria kanë nga 13 pikë, Shqipëria 7 dhe Malta e fundit me 1 pikë.
E Enjte, 10 Shtator 2009