Ervin Skela dhe Kutbos, asnje fitore ne shtepi
Eintrakti i Frankfurti arriti ndaj Kotbus fitoren e dyte radhazi brenda kater diteve. Ekipi i Skeles udhehiqte ndeshjen 2-0, por tre golat e Eintraktit kane permbysur rezultatin ne pjese te dyte. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kete vit Kotbusi dhe Skela nuk po bejne paraqitje te mire. Humbja e Enerxhi Kotbus ndodhi para 13,294 spektatoreve. Keta te fundit shpresonin se ekipi i tyre do te rikthehej te fitorja. Kotbus nuk arrin te fitoje brenda ne shtepi qe nga 10 maji i sezonit te kaluar (2-0 kunder Hamburgut). Ne ndeshjet e ketij sezoni skuadra e Skeles ka shkuar deri te barazimi, ne ndeshjet brenda. Enerxhi, ne 30 minutat e para te ndeshjes ishte zoteruese ne loje, Ku Rengalov pas nje kombinimi me Skelen shenoi golin e pare. Fantazisti i kombetares sone behet protagonist edhe i nje gjuajtjeje, qe perfundon jashte. Me tej nis edhe permbysja qe po e veshtireson pozitat e ekipit te Skeles ne Bundeslige. Edhe Hanoveri i Altin Lales nuk ka bere startin e sezonit te shkuar, ndersa Karlsruhe ku luan Edmond Kapllani gjate javeve te fundit eshte perfshire ne krize te rezultateve.