E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, homazhe per Gazideden

Fatjona Mejdini

Kuvendi u mblodh mesditen e djeshme ne nje seance te vecante homazhi per ndarjen

nga jeta te ish-deputetit te Partise Demokratike, njekohesisht ish-kreut te Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim Gazidede. Po keshtu kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Berisha, ministra dhe deputete te djathte i ben homazhe trupit te pajete te Gazidedes ne ambientet e seancave plenare te Kuvendit. Ne fjalen e tij me kete rast, kryeministri Sali Berisha deklaroi se Bashkim Gazidede i perket asaj plejade te intelektualeve shqiptare, te cilet ne vitet '90 me guxim dhe kuraje themeluan edhe pluralizmin politik ne vend. Me pas sipas Berishes, me vendosjen e Gazidedes ne krye te sherbimit inteligjent shqiptare, ky institucion u transformua pozitivisht. Si drejtuesin per pese vite te Sherbimit Informativ Kombetar, kryeministri Berisha vleresoi se Gazidede ka nje kontribut historik te shkelqyer ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. "Ndershmeria dhe perkushtimi i ekipit qe ai drejtoi beri qe Shqiperia, ne fillim te viteve '90, te qendroje se bashku me aleatet e partneret tane me dinjitet te madh ne luften kunder terrorizmit nderkombetar", u shpreh kryeministri Berisha gjate homazheve te mbajtura per nder te Bashkim Gazidedes. Nga ana tjeter, kryeministri nuk harroi ta vlesoj ish-kreun e SHIK-ut edhe per mbrojtjen e shtetit gjate trazirave te vitit 1997. "Ai qendroi vendosmerisht ne mbrojtje te shtetit, Kushtetutes dhe te interesit kombetar ne momente tragjike te rebelimit komunist te vitit 1997", - deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Pas homazheve te zhvilluara ne ambientet e Kuvendit, kryeparlamentarja Topalli e cilesoi, Gazideden si nje nder deputetet e pare qe iu kundervu regjimit te komunizmit. Po keshtu sipas Topallit, Gazidede ishte nje nder njerezit me te ndershem, modeli i njeriut me korrektesi dhe integritet. "Ai ishte njeriu qe zevendesoi Sigurimin e Shtetit ne nje Sherbim ne mbrojtje te vendit, te interesave te kombit tone", theksoi kryeparlamentarja Topalli ne lidhje me veprimtarine e Gazidedes ne krye te SHIK-ut. Po keshtu edhe ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj vleresoi kontributin e dhene nga Bashkim Gazide ne kuader te drejtimit per pese vite te SHIK-ut. Bashkim Gazidede lindi ne 2 shkurt 1952 ne Peshkopi. Ai mbaroi studimet e larta ne Fakultetin e Shkencave te Natyres me rezultate te shkelqyera dhe me pas u emerua pedagog prane ketij fakulteti.

Ne zgjedhjet e vitit 1992 zgjidhet deputet i Partise Demokratike ne Parlamentin e Shqiperise. Ne po te njejtin vit, Bashkim Gazidede emerohet edhe drejtor i Sherbimit Informativ Kombetar deri ne vitin 1997. Ne vitet 2005-2008, ai punoi si nendrejtor i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›