E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerika, ditet e fundit para zgjedhjeve

Nente dite para zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara, kandidatet Xhon Mekein dhe Barak Obama vazhduan fushaten ne pjesen perendimore te Amerikes, vendimtare per Shtepine e Bardhe. Sipas mesatares se anketimeve te ndryshme, kandidati demokrat Obama e ka rritur epersine e tij nga republikanit Mekein me 8 pike. Anketimet po keshtu tregojne se kriza ekonomike e ka ndihmuar zotin Obama ne gare. Te dy kandidatet vune theksin mbi ceshtjet ekonomike gjate fjalimeve te tyre dje. Ne qytetin jugperendimor te Albakerkit ne shtetin e Nju Meksikos, senatori Mekein tha se senatori Obama do te rrise taksat e amerikaneve. Ai u beri thirrje mbeshtetesve te tij te vazhdonin betejen per Shtepine e Bardhe megjithe rezultatet negative nga anketimet per Partine Republikane. "Ngrihuni, ngrihuni dhe luftoni. Ia vlen te luftosh per Ameriken. Asgje ketu nuk eshte e paarritshme. Ne nuk heqim kurre dore. Ne nuk terhiqemi kurre. Ne kurre nuk fshihemi prapa historise, ne bejme histori. Tani le t'i fitojme keto zgjedhje dhe ta cojme perpara kete vend. Zoti e bekofte Ameriken!", deklaroi kandidati republikan. Obama vazhdoi fushaten ne qytetin perendimor te Rinos, Nevada ku perseriti mesazhin e tij se politikat ekonomike te zotit Mekein jane te njejtat me ato te presidentit Bush. Ai po keshtu u tha pjesemarresve se zoti Bush te premten hodhi voten e tij te parakohshme per kandidatin republikan. "Xhon Mekein ka votuar njesoj si Xhorxh Bush gjate gjithe kohes. Gjithmone. Per fat te mire edhe presidenti Bush nuk ndjehet keq nga kjo. Dhe ai votoi pro Xhon Mekein per president. Kjo nuk eshte per t'u cuditur sepse kur behet fjale per politikat ekonomike per shtresat e mesme nuk ekziston as ndryshimi me i vogel mes Xhorxh Bush dhe Xhon Mekein", theksoi kandidati demokrat. Edhe kandidatet per nenpresident vazhduan dje fushaten. Republikania Sara Pejlin foli ne shtetin e Ajuas ku kritikoi zotimet e senatorit Obama per te shperndare pasurine. "Kjo eshte zgjidhja mes nje politikani si Barak Obama qe do te shperndaje parate qe ju mezi i keni fituar sipas prioriteteve te veta dhe nje reformatori te vertete si Xhon Mekein qe do te ule taksat, do te hape vende te reja pune dhe do ta coje perpara ekonomine tone", kritikoi Pejlin. Nga ana e tij demokrati Xho Bajden vazhdoi fushaten ne shtetin e Virxhinias, shtet ku asnje kandidat demokrat nuk ka fituar qe prej vitit 1964. Bajden akuzoi zonjen Pejlin se ajo ka lene te kuptoje se njerezit ne shtete kryesisht republikane jane me patriote se njerezit ne shtete kryesisht demokrate. "Ne kemi mundesi te fitojme shtetin e Karolines se Veriut. Ky shtet eshte shume patriot. Por keshtu eshte edhe shteti nga vij une Dellauer. Keshtu eshte edhe Pensillvania. Edhe Kalifornia. Edhe Teksasi. Te gjithe amerikanet jane patriote", deklaroi kandidati demokrat per zevendespresident. Edhe bashkeshortja e zotit Obama mori pjese ne nje fjalim te perjavshem radiofonik te Partise Demokrate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›