Ervin Skela i vetëofrohet Mynih 1860

Kapiteni i Kombëtares Ervin Skela, i mbetur pa skuadër, edhe pse sezoni ka filluar, i vëtofrohet njërit prej klubeve të njohura të kampionatit gjerman, Mynih 1860, i cili militon në këtë edicion në Bundeligen 2, por për momentin po përjeton një situatë jo fort komode, renditet e 13-ta në klasifikim me 7 pikë në 6 ndeshje. Drejtori sportiv i skuadrës së dytë të qytetit të Mynihut, Miki Steviç ka deklaruar se ka pasur kontake me Skelën, por çdo gjë mund të bëhet vetëm për pjesën e dytë të sezonit pasi gjermanët aktualisht e kanë mbyllur merkaton. Skela po stërvitet me skuadrën e dytë të Bayer Leverkusen për të ruajtur formën ndërsa pas rënies së Energie Kotbus në Bundesligën e dytë ka mbetur pa skuadër.