E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger: Arsenali do fitojë Premier League

Trajneri i skuadrës së Arsenalit Arsene Wenger,
ende mendon se skuadr a që ai drejton ka potencial për të fituar Premier League edhe pse ka humbur ndaj dy rivalëve si Manchester United dhe Manchester City. Topçinjtë janë përkohësisht në vendin e shtatë të renditjes me 9 pikë gjysmën e liderit Chelseat, por me një ndeshje më pak. Wenger shprehet "Kemi humbur vetëm dy ndeshje ndaj skuadrave të Manchesterit dhe kemi përshtypjen se kemi edhe më shumë potencial të cilin duhet ta shprehim edhe më mirë në fuhsën e lojës. Edhe në dy ndeshjet që kemi humbur kemi pasur mundësi të bënim më mirë dhe nga ky fakt them se ne mund ta fitojmë Premier League këtë sezon", tha trajneri i Arsenalit.
Pas humbjes ndaj Cityt Arsenali ka koleksionuar një fitore në Champions ndaj Standartit të Liezhit dhe në kampionat 4 me 0 ndaj Uigan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›