E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nimiç: Pranë zgjidhjes së kontekstit të emrit

Ka mjaft ide në tryezë që Maqedonia dhe Greqia të fillojnë të mendojnë për gjetje të zgjidhjes për çështjen e emrit, shkruan agjensia e lajmeve INA. "Dy palët duhet ta shfrytëzojnë momentin që të arrihet deri në zgjidhje të emrit", deklaroi ndërmjetësuesi Metju Nimiç pas takimit që u zhvillua në New York me presidentin Gjorgje Ivanov dhe negociuesin e Maqedonisë, ambasadorin Zoran Jolevski. "Nuk mund të parashtroj shumë hollësira, por konsideroj se bisedimet që kemi patur gjatë verës ishin konstruktive dhe dy palët kishin qasje serioze për disa nga idetë e mia", tha Nimiç. Siç bën të ditur kabineti i presidentit në këtë takim presidenti Ivanov, mediatorit Nimiç i ka prezantuar qëndrimin e Maqedonisë se ajo është e përkushtuar aktivisht të marrë pjesë në procesin e negociatave që udhëhiqen nga OKB-ja. Më pas, në takim është theksuar se Maqedonia pret që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe që ruan identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve maqedonas. Presidenti i Ivanov ka informuar Nimiçin se Maqedonia është e gatshme ti vazhdojë negociatat në atë moment kur Athina zyrtare do të jetë edhe gatshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›