E Shtunë, 31 Tetor 2026

Honduras, dialog mes Zelaya dhe Micheletti

Ish-Presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya pohoi se ka nisur dialogun me presidentin aktual të vendit, Roberto Micheletti. "Kam nisur bisedimet me qeverinë e Michelettit", -pohohet në një njoftim të këshilltarëve të Zelajas.
Sipas ish-presidentit Zelaya, i cili rihyri në vendin e tij vetëm pak ditë më parë objektivi i këtij dialogu është ndalimi i dhunës që ka përfshirë vendin kohët e fundit ku janë shkaktuar të paktën dy të vdekur.
Gjithashtu në deklaratën e tij Zelaya i bënte thirrje ushtrisë së Hondurasit që të mos konfrontohej me popullin e pambrojtur të Hondurasit.
Zelaya ka qenë i mbrojtur në ambasadën braziliane të Hondurasit. Përveç mbështetjes së Brazilit, edhe qeveria e Venezuelës ka pohuar se do të jetë në krah të Zelayas në rast se ky i fundit nuk do të lejohet të qëndronte në vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›