E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela, sot nën urdhërat e trajnerit të fitnesit

Albania-Sport - Ervin Skela e la sërish klinikën e specializuar të Esenit dhe është rikthyer pranë ekipit të tij, Energie Cottbus. Shqiptari 30-vjecar që vuajti kohët e fundit nga verdhëza, tashmë ka filluar stërvitjen e diferencuar nën kujdesin e trajnerit të fitnesit të skuadrës gjermane të Bundesliga 1, Dirk Keller. Lajmi jepet nga siti gjerman sport1.de, ku theksohet se Skela shpreson një rikthim të shpejtë në fushë.
Skela u transferua te Energie Cottbus në fillim të muajit janar nga skuadra italiane e Serisë A, Ascoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›