Siena: “Humbëm një lojtar të vlefshëm si Bogdani”

Albania-Sport - Largimi i Erjon Bogdanit te Siena ende vazhdon të shkaktojë dhimbje. Faktin e bën të ditur drejtori sportiv i Sienës, Perinetti : "Tani mungon vetëm zyrtarizimi i Massimo Maccarone-s. Kemi humbur lojtarë të vlefshëm si Candela, D`Aversa dhe mbi të gjitha Bogdanin", citohet Perinetti nga siti italian sportevai.it. Bogdani u transferua në fillim të muajit janar te Chievo.