E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Xhemaili, një “thes” me oferta

Albania Sport (AS)- Mediat zviceriane po i bëjnë jehonë të madhe një kalimit të mundshëm të Blerim Xhemajlit te rekordmenët e Italisë, Juventusin e Torinos. Është gazetari Björn Häberli i sitit 4-4-2.com që hedh në opinion tezën e një transferimi të mesfushorit të FC Zyrich te skuadra emërmadhe e Serisë B. Në fakt, mediat zviceriane dhe jo vetëm ato i referohen sitit prestigjioz italian "Calciomercato" , që pohon se listën e drejtuesve të "Zonjës së vjetër", kapiteni i Zurih është një temë reale. Cilësitë e vecanta dhe personaliteti Xhemailit, anëtar i përfaqësuese zviceriane i kanë befasuar kokat e bardhezinjve, politikat e të cilëvë gjithmonë synojnë lojtarët e rinj që gëzojnë një potencial të madh. Shqiptari 20-vjecar është në përfundim të kontratës, dhe torinezët gjatë verës së ardhshme për dy-tre yje të rinj të piketuar do të investojnë shumë parash të cilat në të ardhmen do të sillnin fitime jo pak të vogla. Për Xhemailin sirena vlerësimi kanë lëshuar edhe nga Anglia. Bolton Ëanders është dukshëm e interesuar për Xhemailin, shkruan siti. "Ne do të vendosim shumë shpejt nëj vendim. Bolton dhe Juventus janë dy adresa interesante, por dhe ekipe të tjera tashmë kanë sinjalizuar interesin e tyre", citohet babai i Xhemailit, që është njëherësh edhe manaxheri i tij. Gjatë merkatos së janarit në listë ishin edhe disa ekipe gjermane të Bundesliga 1: Wolfsburg, Borussia Mönchengladbach, Bayer Leverkusen, Hertha BSC Berlin dhe Nyrnberg, që shfaqën interesimin e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›