Bariç, i tradhëtuar nga mentaliteti shqiptar “secili për vete”

Nga Dash Frasheri
Nga dielli në breshër, nga një fytyre me gjeste entuziaste në një mimikë të shqetësuar. Kështu mund të përshkruhet me pak fjalë gjendja momentale që po kalon në Antalia të Turqisë, tekniku i Kombëtares së Shqipërisë, kroati Oto Baric. Pas deklarimeve pozitive të trajnerit për fitoren spektakolare 7-2 të Shqipërisë (B) me një formacion modest të Antalispor (fare mirë B), Baric është shprehur në ambiente shumë të ngushta se ndihet i tradhëtuar nga "zboristët". Burime shumë të brendshme brenda stafit të tij, pohuan për Albania-sport.com, se Baric po përjeton një gjendje që askush nuk e kishte konstatuar më parë. "Më e hidhur se ajo pas ndeshjes së humbur me Rumaninë", është shprehur burimi. Barazimi (0-0) me Fortuna Dusseldorf, një ndeshje e dobët e përfaqësueses sonë, e ka bërë shumë të reflektojë kroatin në qëndrimet me lojtarët e grumbulluar. Baric ndihet nën presionin e një "kurthi" të vetë lojtarëve, të cilët sipas burimit në fjalë, nuk punuan si një skuadër gjatë ndeshjeve me skuadrën gjermane, por si individë për t'i mbushur mendjen kroatit se ata vlejnë shumë për Kombëtaren. Veprimet e ngadalta në mbrojtje, hallakatja e mesfushës si dhe mungesa e fantazisë së saj, padyshim zbehën fuqinë sulmuese që u shfaq "dhunshëm" në ndeshjen e parë. Baric nesër do të ketë provën e tretë me përfaqësuesen, atë me rekordmen shqiptare dhe kryesuesen e kampionatit shqiptar, Tiranën. Në radhët e Kombëtares do të mungojnë edhe disa lojtarë kryesorë që do të jenë në anën e bardhebluve. Një rezultat i tretë (humbja) pas fitores dhe barazimit do ta conte humorin e 75-vjecarit karizmatik për dreq...