Ervis Jegeni kundër nigerianit Jacklord Jacobs më 24 shtator

Nga Enver Tonuzi, SHBA
Një tjetër boksier shqiptar po bën emër në Angli. Dhe ky është Ervis Jegeni, që merr pjesë në peshën e rendë (-91 kg) dhe që në 3 takimet e zhvilluara i ka fituar të trija, dhe njërën prej tyre me nokaut. 20-vjecari Jegeni (185 cm, 108.9 kg), që ka për manxher dhe trajnerin Kris Hill, do të përballet më 24 shtator me nigerianin Xhehklord Xhakobs (Jacklord Jacobs), në një ndeshje me katër raunde prej 3 minutash, takim që do të zhvillohet në "York Hall" Bethnal Green. Jegeni respektohet nga trajneri për luftën e tij të vecantë në boksim që e dallon atë në goditje të shpejta. Jegeni është një student i Universitetit Brunel në Angli, që studion për manaxhim biznei dhe që merret edhe me studimin e shkencave sportive. Ervisi është marrë me boks qysh në moshën 17-vjecare. Jegeni konsiderohet një kopje e mirë e Majk Tajson për mënyrën e dyluftimit. Në një pohim për median britanike, para dy vjetësh, Jegeni kishte deklaruar: "Mënyra ime e boksimit nuk i përshtatet boksit amator. Unë dëshiroj të bëhëm profesionist brenda 18 muajve". Jegeni shpreson të marrë të dylyftojë për Lojërat Olimpike të vitit 2008 për ngjyrat e Shqipërisë, ndërsa shpreson të ndjekë hapat e Audley Harrison që morri medaljen e artë në peshën Super të rendë ën Lojërat Olimpike të Sidnejit 2000, dhe që ishte po student i Universitetit Brunel. Kundërshtati i Ervis Jegenit, 36-vjecari Xhakobs (188 cm) ka zhvilluar gjatë karrirës së tij ka zhvilluar 13 ndeshje: 5 fitore(4 me nokaut), 3 barazime dhe 5 humbje. Si boksier amator Xhakobs ka përfaqësuar Nigerinë në Lojërat Olimpike verore të Barcelona 1992 në Spanjë, ndërsa një vit më pas ai fitoi medaljen e argjendtë në vitin 1993 në Kampionatin Botëror të Boksit Amator që u zhvillua në Tamepere të Finlandës, ku u mund nga kubanezi Ramon Garbery në peshën super të mesme (-81 kg). Xheklord Bolaj Xhakobs që nga viti 1994 debuton si profesionist. TRE NDESHJET ERVIS JEGENIT 12.07.2006 me Tony Booth, fitore me pikë 40-34 21.06.2006 me Istvan Keckes, fitore me pikë 40-36 30.03.2006 me Tony Booth, fitore me nokaut