Partizani-Luftëtari 3-1: 3 gola nga 20-vjeçarët Stafa, Abilaliaj dhe Progri

Nga Dash Frashëri
Partizani i shokuar nga goli i shpejtë i sulmuesit të Luftëtarit, 20-vjecarit Olgert Stafa në minutën e 13-të, ia arrriti të rikuperojë jo vetëm golin gjirokastritëve, por dhe të shënojë tri herë në portën e Irakli Tocit, i pafajshëm në pësimin e golave nga 20-vjecarët Arbër Abilaliaj (29')dhe Gerhard Progrit (41') si dhe një prej veteranëve të fushave të futbollit Sokol Bulku (88'), të cilët shënuan edhe golat e parë personalë në këtë sezon. Tri pikët e marra ndaj Luftëtarit në javën e tretë të Kategorisë Superiore e barazuan Partizanin me Shkumbinin, të cilët krysojnë të vetëm me nga shtatë pikë, por me një golavarazh më të mirë të peqinasve (+2) që arrtiën një barazim të vështirë me Kastriotin në Krujë (0-0) edhe pse luajtën me 10 lojtarë, pas largimit me dy kartona të verdhë të mbrojtësit Roland Dervishi. NDESHJA Edhe pse Luftëtari luajti topin e parë të takimit, ishte Partizani që me anë të Progrit (2') bëri vizitën e parë në portën kundërshtare, kur ish sulmuesi 20-vjecar i Kastriotit sezonin e kaluar, mund të kishte përshendetur rrjetën. Florjan Braho, djali i futbollistit të madh gjirkastrit Sefedin Braho, u kundërpërgjigj bukur me një kundërsulm të shpejtë nga a ana e djathtë e sulmit gjirokastrit, krosoi në zonë dhe sulmuesi Olgert Stafa, më i miri në fushë për ekipin e Ilir Spahiut, goditi me kokë mbi traversë. Minuta të mira për Luftëtarin, që në minutën e 13-të do të shënojë edhe golin e parë të këtij takimi dhe të vetmin për bluzinjtë. Sarandioti Dhiogjen Muca morri një top nga Arlond Nora, shmangu me mjeshtëri ndërhyrjen e mbrojtësit brazilian të Partizanit, Alain Kardek, lëshoi topin në zonë dhe ish-sulmuesi i Dinamos, Olgert Stafa me zgjuarsi e coi topin në kendin e djathtë të poshtëm të portës së mbrojtur nga Orges Shehi. Partizani-Luftëtari 0-1. Askush nuk mund ta besonte në "Qemal Stafa". Luftëtari që një javë më parë kishte mposhtur Dinamon 2-0 (dhe aty pati një gol të Stafës) dukej se do të mposhte skuadrën e dyte kryeqytetase, Partizanin. Partizani reagoi shpejt dhe në minutën e 21-të Abilaliaj, pasi morri një top të goditur me kokë nga Ndreka pati mundësinë më të mirë për të shënuar, por topi i godiutur po me kokë nga vlonjati i të kuqve preku shtyllën pingule. Partizani organizohet më mirë në mesfushë, ku Paulin Dhembi nis topa të gjatë nga krahët. Prej njërit prejt tyre përfitoi Viktor Gjyla që pasi iu shmang kapitenit gjirokastrit Novi, dha një top të artë për Arbër Abilaij, që bëri gjënë më të thjeshtë në atë moment shënimin e golit të barazimit në minutën e 30-të. Të kuqtë marrin frymë lirshëm. Trajneri Bajko, deri atëherë i strukur në pankinë (Spahiu gjithë kohës më këmbë) del dhe jep udhëzime teksa shoqërohet nga të sharat e tifozëve të Luftëtarit. Në minutën e 42-të edhi dhe goli i dytë i Partizanit, kur 20-vjecari Gerhard Progri, një nga zbulimet e të kuqve në këtë sezon, goditi nga 18 metra për ta pushuar topin në rrjetë dhe për të mbyllyr 2-1 pjesën e parë. PJESA E DYTE Pjesa e dytë, filloi sërish me një rast të Partizanit, teksa Abilaliaj humbi një rast të mirë në minutën e 47-të. Vlonjati humbi edhe një tjetër rast të pastër, kur pas pasit të artë të Artan Karapicit nuk realizoi. Partizani kontrollon lojën, Luftëtari shfaq shënja lodhje dhe në fushë fillon të dallohen ndryshimet fizike: mbrojtës shtatlartë të Partizanit (Ndreka, Kardek) me sulmues shtatshkurtër të Luftëtarit (Stafa, Braho). Trajnerët bëjnë ndërrimet e para. Te Luftëtari Kozaku hyn në vend të Bejollarit, për t'ia lënë sërish vendin pas vetëm 7 minutash lojë Stojës. Bistri zë vendin e Brahos që ka humbur freskinë. Te Partizani, pas ndërrimit të Hallacit me Elis Bakaj në fund të pjesës së parë, është tafaj që zë vendin e Babamustës dhe Bulku në vend të Abilaliajt. Në minutën e 77-të regjistrohet edhe dy rastet e vetme të Luftëtarit në pjesën e dytë, kur sarandioti Dhiogjen Muco goditi nga 20 metra fluturimthi mbi traversë, për t'i lënë rradhën Arlin Norës të tregoi klasin e tij. Sulmuesi gjirokastrit goditi nga 18 metra larg por portieri Shehi reagoi duke grushtuar topin. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej 2-1, në të 88' Gerhard Progri, më i mirë në fushë për Partizanin, arriti të rrëmbejë një top në momentin kur nga mbrojtja gjirokastrite u konsiderua në pozicion jashtë loje, hyri në zonë dhe dhe i dhuroi një asist Sokol Bulkut për të sigluar fitoren 3-1 të Partizanit. Minuta e fundit, ka nje tjetër moment për Progrin, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri Toci, për t'i lënë radhën gjyqtarit Pajtim Lapi të sinjaliojë përfundimin e ndeshjes. Partizani ditën e mërkurë do të udhëtonë në Ersekë për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me Gramozin, ndërsa Luftëtari po për kupë do të udhëtojë në Lezhë për tu përballur me Besëlidhjen. BILANCI I NDESHJEVE MIDIS DY EKIPEVE 68 ndeshje: 41 fitore Partizani, 12 barazime, 15 fitore Luftëtari. Golat: 129-48 SKEDA E NDESHJES Partizani-Luftëtari 3-1 Shënues : Abilaliaj 30', Progri 42', S.Bulku 88' / Stafa 13' E Shtunë, 16 shtator 2006, ora 15:00 Stadiumi kommbëtar "Qemal Stafa" Shikuesë: 2300 PARTIZANI: Shehi; Ndreka, Kardek, Karapici, Beqiri (kapiten), Hallaci (42' Elis Bakaj), Babamusta (69' Tafaj), Gjyla, Dhembi, Abilaliaj (72' Sokol Bulku), Progri. Trajner; Neptun Bajko. LUFTËTARI: Toci, Dibra, Hasalla, Novi (kapiten), Simo, Muca, Bejollari (68' Bistri), Braho (71' Kozaku, 77' Stoja), Stafa, Nora. Gjyqtarë: P.Lapi, E. Pjetrushi, A. Lamce. Gjyqtar i katërt: Sopjani. Kartona të verdhë: Ndreka/ Muca DEKLARATAT E TRAJNEREVE Ylli Shehu, zëvendëstrajner i Partizanit "Mendoj se lojtarët e kishin marrë pak lehtë fillimin e ndeshjes. Pas pësimit të golët reaguam mirë dhe shënuam dy herë në 45 minutat e para. Në pjesën dytë luajtëm më mirë qe u arrit dhe rezultati përfundimtar 3-1. Dua të them se nuk është ky niveli i ekipit të Partizanit. Forma e mirë e sulmuesit Progri, një gol dhe një asist? Është një lojtar që po bën një debutim të mirë. Po vazhdoj kështu jam i bindur se shumë shpejt do të jetë një titullar i dobishëm për Partizanin, pasi cdo gjë po e arrin me punë". Ilir Spahiu, trajner i Luftëtarit "Si një debutim i parë në kryeqytet unë jam shumë i kënaqur me këta futbollistë. Kanë disa probleme në aspektin fizik. Ne do të punojmë shumë për të bërë edhe një sistemim të tyre në vendosje. Dua të përgëzoj djemtë dhe ekipin tim"