Bogdani të dielën kundër Francesko Totit

Erjon Bogdani do të ketë një rol të dorës së parë në ndeshjen e Sienës kundër Romës së Francesko Totit, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Takimi do të luhet ditën e dielë në Siena. Bogdani do të formojë dyshen me Kiezën, i mbështetur nga Kandela, ndërkohë që jashtë formacionit të parë do të jetë lojtari i Kombëtares rumune Kodrea do të jetë zëvendesues.
Igli Tare nuk pritet ta fillojë nga minuta e parë ndeshjen Lacio-Palermo. Roki-Pandev do të jenë dyshja e sulmit lacial.