E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana përfundon takimin me 9 lojtarë

Dhjetë mijë shikuesë në "Loro Borici" ndoqën një nga takimet më dramatike të javës së tretë, ku Vllaznia dhe Tirana, që së bashku kanë 31 tituj kampionë, thuajse gjysma e titujve në Shqipëri, e mbyllën në barazim ndeshjen 1-1, kur në përfundim të saj Vllaznia e mbylli ndeshjen me 11 lojtarë, ndërsa Tirana me 9 lojtarë, ashtu si një vit më parë.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 me një epërsi të Vllaznisë, por dhe me një Tiranë të rrezikshme, dhe me një karton të kuq të marrë nga Sajmir Patushi në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë është goleadori Hamdi Salihi që shënoi golin e parë të takimit në minutën e 47-të për Tiranë dhe të pestin në tre takime. Shkodrani Salihi shënoi edhe në ndeshjen hapëse të sezonit të kaluar kundër Vllaznisë në fitoren e Tiranës 2-1. Gëzimi i golit bardheblu zgjati vetëm katër minuta, pasi në malazezi Drazhan Milic vuri gjithcka në ekuilbër në minutën e 52-të. Nga minuta e 58-të Tirana luajti me 9-të lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Ervin Bulku për protestë ndaj gjyqtarit Evis Peza. Trajneri Josa bëri të tre zëvendësimet e mundshme: në vend të Vioresin Sinanit hyri Eleandro Pema, Hamdi Salihi u zëvendësua nga Diomedes Penja dhe në vedn të Devi Mukës hyri në minutat e fundit.
Vllaznia i pati të gjitha mundësitë për ta fituar takimin por edhe trajneri gjerman Ulrih Shulze nuk i bëri shpejt zëvendësimet, por dhe dhe sulmuesi me përvojë Klevis Dalipi nuk realizoi me kokë në minutën e fundit.
Ky ishte barazimi i 32-të midis dy ekipeve në 144 ndeshje, kur Vllaznia ka fituar 46 takime dhe Tirana 66 (golat: 202-168 për Tiranën)
Dash Frashëri

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›