E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj dhe kuqezinjte e Italise

Florian Myrtaj, 30 vjec, luan ne Itali qe nga viti 1995 dhe, pas nje sezoni pa gola, me Katanxaron e Peruxhan, te dielen rifilloi te shenontem duke i lejuar Teramos te qendroje ne krye te grupit B ne Serine C1. Gjithe bashkatdhetaret e tjere te tij jane ne Serine A: Bogdani te Siena, Tare te Lacio dhe, qe sivjet, Skela te Askoli. Qe te tre titullare te kombetares shqiptare, me te cilen edhe Myrtaj luante deri pak kohe me pare. Por, kete fundjave, gol shenoi vetem ai.
Shqiptaret e tjere
Ishte vera e Bogdanit, njeriu i merkatos. "Megjithate, mbeti te Siena", thote Myrtaj. "Atje eshte mire. Por jam i sigurt se vitin tjeter do shkoje ne nje skuader te madhe, nese ben te njejtat gjera si vitin e kaluar". Tare eshte me i vjetri: "Eshte nga Vlora, ashtu si une. Ka kaluar nje vit te veshtire, i uroj qe te ndryshoje shpejt". Tani eshte edhe Skela, i lidhur me Myrtajn me nje histori te gjate. "Kur ishim dhjete vjec, shkonim ne shkolle bashke dhe se bashku e nisem edhe futbollin. Tani jemi vetem 30 kilometra larg dhe shihemi shpesh, jemi shoke te ngushte. Ia kam rekomanduar une Askolit. Eshte regjizor loje, teknikisht lojtari me i mire i Shqiperise. Do t'ju habise, Askoli ka bere nje goditje te madhe, keni per ta pare", thote Myrtaj. Po te tjeret? "Pas brezit tone, nuk ka pasur shume yje. Megjithate, ne Marseje kemi nje mesfushor, Canen, i cili ne Serine A do te luante "alla grande", pergjigjet sulmuesi. Edhe ne Itali, Myrtaj ka ardhur per here te pare bashke me Skelen. "Ne fillim te viteve '90, erdhem ketu me kombetaren U 15, per nje turne. Ai u kthye perseri ne Shqiperi, ndersa une ndenja te nje i afermi im", tregon Myrtaj.
Marre nga "La Gazzetta dello Sport"

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›