E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervis Jegeni më 15 shkurt kundër Scott Lansdowne

Boksieri i ri shqiptar i kategorisë së rëndë, Ervis Jegeni do të zhvillojë mecin e tij të katërt në ringun profesionist më 15 shkurt. Pasi ka shënuar tri fitore në tri përballjet e tij të para (njërën me nokaut), shqiptari 20 vjecar do të ketë punë të vështirë përballë anglezit Scott Lansdowne, i cili ka një përvojë në ringun profesionist si dhe një bilanc mjaft solid. 34-vjecari Lansdowne ka zhvilluar 18 ndeshje në ringun profesionist prej të cilave 14 i ka fituar (6 me nokaut) dhe ka pësuar 4 humbje, ndërsa në vitin 2000 kishte fituar edhe titullin "WBF Pan-European" në peshën "cruiserweight".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›