E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2007, Shqipëria humbet me Turqinë 3-6

Nga Eni Zejnati

Shqipëria megjithëse e filloi mbarë ndeshjen, është mundur në fazen paraeleminatore të Europianit të Minifutbollit 2007 me rezultatin 3-6, në takimin kundër Turqisë, që u luajt në Vantaa të Finlandës. Turqit u ndëshkuan edhe me një karton të kuq dhe u detyruan të luajnë me një lojtar më pak që në pjesen e parë e cila u mbyll me avantazhin e shqiptarëve 2-1. Në pjesën e dytë ekipi ynë e coi rezultatin në 3-1, por më pas ishin turqit që morrën lojën në dorë duke shënuar plot 5 herë në këto 20 minuta dhe duke marre tripikëshin që u hap rrugën drejt kualifikimit. Ky rezultat e rendit Turqinë perkohesisht të parën në grup dhe shqiptarët e Edi Martinit të fundit pasi dhe ndeshja midis dy skuadrave të tjera të grupit A, Finlandë dhe Armeni, do të luhet sot në në orën 19:30 me orën e Finlandës.
SKEDA
Shqiperi Turqi 3-6
Shenues: Begaj 15', Samarxhi 17', Qopekaj 21'/ Kilic 11', Duzgun 23', Ozcan 31', 35', 36', Sagllam 34'
Shqiperia: Lekiqi, Begaj, Samarxhi, Nikolli, Qopekaj (U aktivizuan edhe Mullai, Spahiu, M.Kalus, Cela) Tr.E.Martini

Formati i Europianit te Minifutbollit
Ne fazen para-eleminatore marrin pjese 12 skuadra qe jane ndare ne 3 grupe me nga 4 skuadra secili. Per ne Europian, kualifikohen 3 vendet e para te grupeve, si edhe 2 vendet e dyta me te mira. Keto 5 skuadra, se bashku me 23 shtete te tjera formojne 7 grupe me nga 4 skuadra ne raundin eleminator. Ne kete raund 7 fitueset e grupeve kualifikohen per ne raundin final ku shkon automatikisht edhe kampionia ne fuqi Portugalia. Keto 8 shtete ngahen ne 2 grupe me nga 4 skuadra ku dy te parat kualifikohen dhe vendi i pare luan ne gjysme finale me vendin e dyte te grupit tjeter. Dy fitueset luajne ne finale.

Grupi A
1. Turqia ----------------------1-1-0-0--6--3-3
2. Armenia --------------------0-0-0-0--0--0-0
3. Finlanda --------------------0-0-0-0--0--0-0
4. Shqiperia -------------------1-0-0-1--3--6-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›